5.6 C
Pogradec
4 C
Korçë
4.8 C
Bilisht
4.8 C
Ersekë
2.7 C
Maliq
6.2 C
Liqenas
Monday, November 11, 2024

12-vjeçari Erti Dushku nga Devolli del i pari mes moshatarëve në Europë, për Gjuhën Angleze

- Advertisement -

Shpesh herë nxënës dhe studentë të ndryshëm jashtë Shqipërisë kanë bërë vendin tonë krenar me përfaqësimet dinjitoze dhe çmimet e marra. Rasti i fundit është ai i 12-vjeçarit Erti Dushku nga qyteti i Bilishtit, i cili përfaqësoi vendin tonë në olimpiadën Europiane të Gjuhës Angleze, e cila u mbajt në Venecia të Italisë, ku morën pjesë nxënës nga të gjitha shtetet e Europës.

Nxënësi i klasës së 6-të të shkollës “Dritëro Agolli” në Devoll, arriti që mes qindra fëmijëve të tjerë të marrë vendin e parë në këtë olimpiadë ndërkombëtare, duke bërë që flamuri shqiptar të valvitet në Venecia. Djali 12-vjeçar është njëri prej nxënësve ekselentë të Qarkut të Korçës, i cili tashmë ka marrë vlerësimin si më i miri mes fëmijëve të vendeve të Europës në Gjuhën Angleze.

Është hera e parë që një 12-vjeçar merr një vlerësim në rrafshin ndërkombëtar. Ndërsa edhe për familjarët e tij, të cilët ishin të pranishëm në momentin e ndarjes së vlerësimeve, ky çmim ka qenë i papritur, duke dhuruar emocione dhe ovacione të shumta.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit