3.7 C
Pogradec
3.7 C
Korçë
2 C
Bilisht
2.6 C
Ersekë
2.8 C
Maliq
3 C
Liqenas
Friday, February 14, 2025

Pogradec/ Pse qyteti nuk ka kosha mbeturinash, a po mbahet premtimi për një qytet më të pastër?

- Advertisement -

Pogradeci prej kohësh ka mungesë të shpërndarjes së koshave të vengjel në rrugët kryesore dhe në zonat ku ka një qarkullim të shumtë të kalimtarëve. Edhe pse Bashkia e Pogradecit kohë më parë tha se po vendoste kosha mbeturinash, duket se është bërë zëvëndësimi i vetëm disa prej tyre. Kjo situatë duket se shpesh hërë bëhet shkak për papastërti të shumta. Nuk dihet arsyeja pse kompania e pastrimit ka vendosur kosha vetëm rrugës së shëtitores, duke lënë të tjerat bosh. Edhe pse nëntorin e vitit të shkuar u rritën taksat për pastrim, duket se shërbimi është i largët nga kompania e njohur e shumë tenderave. Kjo përgjegjësi i takon pushtetit vendor dhe kompanisë Rej.Shpk që ka për qëllim mbajtjen pastër të qytetit. E vetmja thirrje që i bëjmë turistëve dhe vizitorëve në këtë situatë është që të mbajnë mbeturinat derisa të shkojnë në shtëpitë ku kanë zgjedhur të pushojnë.

Më hërët Pogradecipress.al ka bërë thirrje për pastrimin e zonës pranë ankesit të stadiumit, por kompania që ka për përgjegjësi këtë detyrë, ka neglizhuar këtë thirrje. Edhe pse më shumë taksa rëndojnë mbi qytetarët, qyteti nuk është më shumë i pastër. Qytetarë të ndryshmë shprehen se Bashkia duhet të rishikojë kontratën me kompaninë përgjegjëse, pasi papërgjegjshmëria e saj sa vjen dhe rritet. Pogradecarët duan përgjigje se pse nuk ka kosha në rrugët e populluara dhe pse ka pika problematike të grumbullimit të mbetjeve.

https://pogradecipress.al/2024/06/03/pogradec-mbytet-ne-plehra-rrugica-prane-aneksit-te-stadiumit-bashkia-indiferente/  

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit