9.4 C
Pogradec
9 C
Korçë
8.3 C
Bilisht
10.1 C
Ersekë
7.7 C
Maliq
9.6 C
Liqenas
Tuesday, November 5, 2024

Liqenet e Lukovës në Mokër të Pogradecit, oazi që po merr vëmendjen e turistëve…

- Advertisement -

Liqenet e Lukovës në Mokër të Pogradecit nga njëri vit në tjetrin tërheqin turistë vendas dhe të huaj.

Më të shumtit ngjiten në këmbë deri në majë ndërkohë që ka dhe te tjerë qe përdorin mjetet e tyre.

Edhe këto ditë turistët kanë qenë të shumtë nga Fieri, Korça, Tirana por dhe qytete të tjera të cilët veç ecjes natyrë bëjnë edhe plazh në liqenet akullnajorë

Disa prej vizitorëve shprehen:
“bëj shpesh udhëtime të tilla sepse me pëlqen natyra. Është hera ime e parë këtu për hiking dhe impresionet janë të mrekullueshme, uji, burimet por e bimësia shumëngjyrëshe e ne fund ishin liqenet fantastike këtu.”

“Sot kam pikturuar liqenin e Lukovës. Kapa një pamje të bukur, u mundova ta pikturoj siç e ndjeva. Njihet si një nga zonat më të bukura të Shqipërisë”

“Ka filluar diçka më rrugën me çfarë kuptova, do ishte mire qe rruga të arrinte deri në Bishnice, duket si në Zvicër, infrastruktura dhe e para duhet të fillojnë. Ushqime tradicionale të zonës e asgjë tjetër

Gani Bego është një nga më të apasionuarit pas turizmit malor. Se bashku me një grup banorësh të zonës kanë dhe mbështetjen e Giz kanë bërë shenjimin e gjithë shtegut nga Bishnica në Liqenet e Lukovës për të lehtesuar lëvizjet e turistëve.

“Është një shteg rreth 8 km të gjatë. Shënuam me shenja horizontale sipas ministrisë së turizmit, grupet turistike I ndjekin pa praninë e një guide lokale. Kryesisht pjesa më e madhe e turistëve janë vendas, vijnë e ne stinën e dimrit, nuk mungojnë as turistët e huaj, amerikane, franceze, nga gjithë vendet e botës ka interes për ta vizituar liqenet e Lukovës” Thotë Gani Bego

Për të lehtësuar lëvizjet e turistëve në zonat e trashëgimisë së kulturës përfshi këtu edhe varret monumentale të Selcës, Urën e Golikut por dhe fshatra të njohur të krahinës se Mokres, Bashkia e Pogradecit në bashkëpunim me të apasionuarit pas sporteve të aventurës po bëjnë bërë shënjimin e të gjitha shtigjeve malorë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit