13.1 C
Pogradec
13.8 C
Korçë
12.4 C
Bilisht
15 C
Ersekë
12.9 C
Maliq
13.6 C
Liqenas
Tuesday, November 5, 2024

Mësoni legjendën e “Djepit të Dragoit”, në Trebinjë të Mokrës…

- Advertisement -

Legjenda e Djepit të Dragoit.

Në anën verilindore të fshatit Trebinjë, ndodhet një vend që i thonë “Gropa e Liqeneve”. Sipër këtij vendi është një gur i madh i gdhendur nga brenda në formën e një govate dhe i latuar nga jashtë, ku bie në sy puna e dorës së njeriut. Guri ka madhësi mbi dy metra i gjatë e në brendësi të tij, në vendin e gdhendur, mund të rrijë shtrirë një burrë. Këtë gur vendasit e quajnë “Djepi i Dragoit”.

Në të vërtetë, këtu kemi të bëjmë me një lloj varri prej guri monolit, e bëhet fjalë për një lloj të veçantë varrimi që është përdorur në kohët e lashta, pak i përhapur në vendin tonë. Ky varr, është i ngjashëm me një nga varret e lashta të Selcës Poshtë. Gur varri i ngjashëm me të është gjetur edhe në një vend pranë fshatrave Shtikë e Bezhan të Kolonjës (vendasit e quajnë “Sëndyqi i nuses”). Sipas zakonit të asaj kohe, këta varre bëheshin për persona të veçantë të familjeve shumë të shquara të fisit, d.m.th. për mbretër ose prijësa.

Në Mokrën Sipër, për këtë gur, tregohet kjo legjendë (duhet të jetë shumë e vjetër), të cilën e kam gjetur në shënimet e mbledhura nga mësuesi Kozma Gjata, gjatë një ekspedite në këtë zonë:

“Besohej dikur. se njerëzit e mirë të kësaj ane i mbronte një zanë mali, e cila gjatë ditës rrinte në malin e Kozicit. Kjo zanë përfytyrohej si një grua shumë e bukur dhe e fortë, që jetonte burimeve e prozhmeve të malit të Kozicit. Ajo kishte lindur një fëmijë, djalë me trup shumë të madh e të fortë. Djali ishte një dragua.

E ëma e vinte djalin në gjumë në atë djep, në “Djepin e Dragoit”, ndërsa vetë qëndronte në malin e Kozicit, për të parë e për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të pafuqishëm. Kur fëmija zgjohej dhe kishte nevojë për ndihmën e nënës së tij, djali (dragoi) tundte zinxhirët me të cilët nëna e kishte lidhur djepin e tij me majën e Kozicit. E ëma (zana), nëpërmjet zinxhirëve zbriste shpejt e shpejt dhe vinte tek i biri për të plotësuar nevojat e tij, ose për ta shpëtuar nga ndonjë rezik. Kur djali kishte nevojë për të fjetur, e ëma, që nga maja e Kozicit, me anën e zinxhirëve e tundte djepin dhe djali flinte”.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit