22.9 C
Pogradec
24.1 C
Korçë
23.7 C
Bilisht
23.2 C
Ersekë
23.1 C
Maliq
23.9 C
Liqenas
Tuesday, July 8, 2025

E fundit/ Qetësohen tifozët. Skënderbeu gati për afrimet. Detyrimet në FSHF do të shlyhen!

- Advertisement -

Burimi:Korca Boom

Nuk ka asnjë mëdyshje, në qytetin juglindor të gjithë duhet të jenë të qetë, pasi pagesat e detyrueshme që ka klubi në adresë të Leonit Abazi dhe Dejvi Bregu do të kryhen dhe sërish Skënderbeu do të jetë i qetë për të afruar lojtarë.

Javën e kaluar ka qenë një vendim i Komisionit të Disiplinës që bllokoi merkaton në hyrje për tre sezone që në fakt krijoi nakth në radhët e tifozëve, për atë se si do të ishte e ardhmja.

Por burime pranë klubit bardhekuq bëjnë me dije përfundimisht se nuk do të ketë merkato të bllokuar.

Të gjitha detyrimet e prapambetura do të kryhen dhe federimet do të jenë të hapura për Skënderbeun për këtë merkato vere.

Sigurisht që ky lajm pritet mirë në qytetin juglindor, ndërkohë që këtë javë do të ketë të paktën një afrim në merkato. Bëhet fjalë për emra të rinj futbollistësh që do të vijnë edhe këtë verë te Skënderbeu, por që janë talente dhe Skënderbeu ka kohë që i ka studiuar.

Në këtë mënyrë këtë javë presim afrimet e para në merkato dhe pas këtij momenti do të ketë edhe të tjerë me radhë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit