19.7 C
Pogradec
19.6 C
Korçë
19.6 C
Bilisht
18.8 C
Ersekë
18.5 C
Maliq
20.5 C
Liqenas
Saturday, July 12, 2025

Rama ndan pamje nga atmosfera e Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve në Korçë

- Advertisement -

Burimi: ATA

TIRANË, 9 qershor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga atmosfera e Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve në Korçë.

Ky festival ka  çelur sezonin turistik në Korçë me rreth 400 pjesëmarrës.

E trashëguar ndër shekuj, festa e karnavaleve e shndërroi qytetin e Korçës në një paradë kostumesh dhe maskash të ndryshme dhe plot ngjyra ku kanë marrë pjesë 6 grupe nga vende të huaja.

Grupet e ndryshme pushtuan bulevardin e Korçës, duke parakaluar me madhështi në një paradë ku çdo pjesëmarrje shoqërohej me nga një fabul.

Personazhet e përrallave, ata mitik dhe të jetës reale sollën përmes paradave shumëngjyrëshe atmosferë fantastike që tërhoqi vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj.

Kësaj feste i janë bashkuar edhe shqiptarët jashtë kufijve ndërsa pjesëmarrja e fëmijëve me kostumet dhe maskat e përzgjedhura nga ata e zbukuruan akoma më shumë këtë festë ndërkombëtare.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit