19.7 C
Pogradec
19.6 C
Korçë
19.6 C
Bilisht
18.8 C
Ersekë
18.5 C
Maliq
20.5 C
Liqenas
Saturday, July 12, 2025

Redi Dandallaku përkujton legjendën Festim Fetollari

- Advertisement -

Nga Redi Dandallaku/ NJË VIT PA KAPITEN FETOLLARIN

Më 7 qershor të vitit 2023 u nda nga jeta para kohe ish-kapiteni legjendar i K.F. Pogradeci dhe ish-trajneri Festim Fetollari. Sot është përvjetori i largimit të tij nga kjo botë dhe për këtë e ndiej të shkruaj disa rreshta e ti them diçka.

Shumë pak ka kaluar, vetëm një vit që kur na dhe lamtumirën, por për çudi sa e largët më duket dita e takimit tonë të fundit. Kalova në rrugë e ti që më thirre nga kafja:

– “Hajde pi një gjë, hajde!”

– Po më presin ca shokë profe, njëherë tjetër!”

– Hajde tani, 10 minuta pi një gjë dhe ik pastaj.

– S’po ta prish, ja po ulem, i thashë.

Në fakt ato 10 minuta shkuan më shumë se gjysëm ore pasi nuk më bëhej të ngrihesha nga tavolina, sikur t’a dija që nuk kishim për t’u parë më!

Unë e dija arsyen përse ti më ftove dhe më ftoje shpesh, por nuk doja të të rëndoja xhepin se ta dija gjendjen. Dukej se e kishe peng të më qërasje pasi unë isha nga ata pak njerëz që nuk i rrinte goja rehat dhe flisja nëpër rrethet e komunitetit të futbollit në Pogradec e që ngrija zërin tek “miqtë” e tu për të të rikthyer ty në punë, të paktën një vend në akademi.

Nejse, sot po bisedoj nga kjo botë me ty dhe po të them se atë bravon që më qërase, e kam ende në grykë, se kapërdij dot, më rëndonte fakti se xhepat e tu nuk kishin mjaftueshëm, por prap së prap doje të bëje respekt.

Në varrim të erdhën shumë, po shumë njerëz, ku disa prej tyre e kishin mundësinë të të bënin mirë gjatë momenteve të vështira që kalove në jetë, por ata nuk t’u gjendën pranë.

Pashë shumë “shokë” e “miq” që ndoshta kishin ardhur sa për të kaluar rradhën e në fytyrë nuk i pashë asnjë pikë lot.

T’i lemë këto, secili e ka për vete çdo gjë që bën. Ti shtegtove për në botën tjetër dhe prej kësaj bote dua të të them se ende kujtohesh me mall nga ata që të deshën pa interes. Ke lënë një emër dhe konsiderohesh legjendë në futbollin pogradecar e më gjerë. Në këtë botë mendoj se mjafton të lemë gjurmë të mira nëpërmjet veprave, emrit, profesionit tonë, të tjerat nuk vlejnë asnjë gram. Përderisa kujtohesh, do të thotë që ke lënë diçka mbrapa profesor.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit