19.2 C
Pogradec
16.9 C
Korçë
17.5 C
Bilisht
17.7 C
Ersekë
16.1 C
Maliq
19.2 C
Liqenas
Friday, June 26, 2026

Pogradec/ Rikthehet “Xinxifilo”! Dita e parë mbush plotë sallën me vogëlushë…

- Advertisement -

Ka ngritur siparin në edicionin e 18 të tij, festivali i teatrit të kukullave “Xinxifilo” në Pogradec. 9 trupa teatrale me pjesë të dedikuar pritet të demostrojnë në katër ditët e festivalit. Trupat nga vende të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, do të paraqesin për vogëlushët çdo ditë shfaqe  të ndryshme, ndërsa nata e parë e këtij festivali është çelur me shfaqen e pritësve të aktivitetit.

Për drejtuesin e Qendrës Kulturore Eritan Kamolli, ky festival do të sjellë mesazhe të shumta nëpërmjet shfaqeve, ndërsa nuk do të ketë çmime, pasi festivali do të shihet si një metodë për shkëmbimin e eksperiencave dhe bashkëpunimit mes trupave teatrale pjesëmarrëse.

Pjesëmarrësit në aktivitet thonë se teatri i kukullave ka interesin e vogëlueshve përballë pajisjeve teknologjike, por duhet të jenë trupat më të angazhuara, ndërsa shtojnë se shfaqet të cilat do të prezontohen në Pogradec, kanë mbushur sallat e teatrove në qytetet nga ata vijnë.

Interesi ka qënë i lartë nga prindër e fëmijë ditën e parë të çeljes festivalit, ndërsa shfaqet do të prezantohen në dy ambiente, konkretisht në ambientet e  Qendrës Kulturore Lasgush Poradeci dhe në teatrin e kukullave Pirro Xëci, ndërsa hyrja do të jetë pa pagesë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit