18.1 C
Pogradec
18.7 C
Korçë
18.1 C
Bilisht
17.9 C
Ersekë
17.7 C
Maliq
18.8 C
Liqenas
Monday, May 11, 2026

Studiuesi Gjet Ndoj promovon librin e rradhës në Korçë…

- Advertisement -

Departamenti i Historisë dhe Gjeografisë organizoi një veprimtari në të cilën u paraqit libri i autorit Gjet Ndoj “Qeverisja e Shqipërisë”- Gjatë Luftës II Botërore (1939-1944).

Në takimin, ku ishin të pranishëm pedagogë, studentë dhe studiues u theksua se libri bën fjalë për periudhën e Luftës II Botërore, por që sipas autorit ndryshe nga librat dhe botimet që në përgjithësi janë botuar për këtë periudhe, ky libër i referohet kryesisht administrimit dhe qeverisjes së Shqipërisë.

Vlerësime dhe opinione për librin, si dhe për krijimtarinë në përgjithësi të autorit Ndoj u dhanë nga prof. as. dr. Jonela Spaho, dekan i FEF, phd. Metin Venxha, përgjegjës i departamentit të Historisë dhe Gjeografisë, nga zëvendësdekani i FEF, dr. Orion Ago etj.

Në mbyllje të takimit autori Gjet Ndoj falënderoi organizatorët e këtij promovimi dhe të gjithë të pranishmit, ndërsa bëri edhe një përmbledhje të shkurtër të kapitujve që ka trajtuar në këtë botim.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit