Në një prej rrugëve në lagjen nr 1 të qytetit të Pogradecit, banorët shprehen të shqetësuar për një objekt të amortizuar i cili rrezikon jetën dhe shëndetin e tyre, pasi shkëpunen shpesh materiale të kësaj godine. Bëhet fjalë për pallatin 181 të lagjes nr.1. Banori ka shkruar në redaksinë e Pogradeci press:
“Tek rruga nga pasticeri Berti dhe siper ne cep , eshte nje ndertese e vjeter qe po i bien tjegullat. Sic mund te shihet dhe nga fotot ka tjegulla te rena. Eshte rruge qe ka levizje. Mire eshte qe te sistemohet, qe te mos kemi rast kur tjegullat te bien mbi njerez. Faleminderit”

