9.3 C
Pogradec
9.1 C
Korçë
8.6 C
Bilisht
8.2 C
Ersekë
8.3 C
Maliq
9.7 C
Liqenas
Wednesday, April 30, 2025

Përcillet me nderime të shumta në banesën e fundit liriku Korçar Skënder Rusi…

- Advertisement -

Mëngjesin e të premtes ndrroi jetë një nga lirëkt e mirënjohur të poezisë bashkëkohore, poeti Skënder Rusi. Në moshën 72-vjecare pas një sfide disa vjecare me semundjen e parkinson. Mbylli syte autori i dhjetra librave me poezi, i cili la pas vargjet e krijmtarise poetike. Sipas familjarëve shkrimtari ka pasur vdekje të ëmbël, ku në mëngjesin e fundit të tij ai shkroi 2 poezi të reja.  Më datën 27 Tetor të këtij viti shkrimtari dha nje lamtumirë artistike të librit të tij të fundit të titulliar “Dale nga dale po bëhem ikje” dhe në këtë ceremoni interpretoi për së fundit herë publikisht.

Skënder Rusi lindi më 1952. Është lindur dhe rritur në Devoll. Studimet i larta i zhvilloi në universitetin e Shkodrës në degën e Gjuhë-Letërsi. Më pas u kthye dhe jetoi në Korcë, ku kaloi pjesën më te madhe të jetës së tij duke i lënë nje pasuri të madhe poetike Shqipërisë. Krijimtaria e tij poetike është përkthyer dhe botuar në antologji të vendeve të ndryshme të botës si në Amerikë, Gjermani, Itali, Zvicër, Greqi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë. Skënder Rusi ka qenë antarë i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë, i klubit të shkrimtarëve “ Bota e Re Korcë”, është themelues i aktivitetit poetik ndërkombëtar “ Netët Korcare të Poezisë”.

Kritika letrare brenda dhe jashtë vendit është shprehur në mënyrë superlative për poezinë lirike të shkruar nga Skënder Rusi.

Ndër vargjet e shumta poeti Skënder Rusi ka lënë dhë këtë poezi;

Jetoi në një qytet që e dua

Brenda zemrës së tij kristal dhe druhem a do arrijë dot që famë nga fama ime ti fal

Jetoj në një qytet ku nesër do të kem patjetër emrin e një rruge

Po te më pyesni kë do të zgjedh

Do tiu tregoja atë që në vend të gurëve është e shtruar me puthje

Dita e dhënies së lamtumirës është fokusuar në dy momente fillimisht ajo u organizua me një ceremoni private, familjare dhe më pas vijoi me homazhe prane teatrit “ Andon Zako Cajupi” Korcë. Në përfundim të tyre trupi i të ndjerit u përcoll në banesën e fundit, pranë varrezave të qytetit të Korcës

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit