Një aksident është regjistruar disa minuta më parë në unazën e qytetit të Korçës ku janë përfshirë 2 automjete. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë dhe humbja e kontrollit nga automjeti. Si pasojë e tij një grua është dërguar në spital me dëmtime të lehta, ndërsa janë regjistruar vetëm dëme materiale.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe grupi hetimor po merret me sqarimin e rrethanev të aksidentit.