Trajneri ikonë i Volejbollit Pogradecar profesor Llazi Kërxhalli, në një intervistë ekskluzive ka folur për situatën e sportit në qytetin e Pogradecit. Ai tha se pushteti vendor duhet të kryej dëgjesa publike me aktorët e vërtetë të interesit kur bëhet fjalë për volejbollin, dërsa tha se kjo është një thirrje e fundit nga ana e tij, pasi ka oferta dhe nga klube të ndryshme jashtë Pogradecit për të marrë drejtimin e ekipeve.
“Kjo është teme shumë e gjerë. Une mendoj që për Pogradecin ka dhënë maksimumin e mundshëm. Jam munduar me vështirësi që kam pasur që të mbërrijmë deri këtu, ndërsa nëse të ishte mundesia e mbështetjes nga pushteti vendor Pogradeci do të ishte shumë më lartë.
Unë nuk e shikoj Pogradecin sot që është në superlig se ka arritur majat, e shikoj që ka boshllëqe shumë të cilat duhet të ulen të diskutohen me grupin e interesit. Mendoj që grupi i interesit nuk jane zyrtarët e bashkisë, por janë ata qe punojnë në terren me volejbollin dhe basketbollin.” Tha Kërxhalli
“Nga unë mendoj se është thirrja e fundit, gjej rastin nëpermjet kësaj që nëqoftëse Pogradeci nuk përfaqesohet me vajzat që unë kam në U20 këtë vit, unë nuk marrë më pjesë me Pogradecin ndërkohë që kam kohë dhe kam kërkesa nga grupe të tjera, sidomos nga Korça me të rriturit. Gjithsesi unë për momentin e kam refuzuar atë sepse pres dritën jeshile. Ndërsa me ekipin e të rriturave unë nuk dua të punoj këtë vit, per arsye se sic e kanë bërë projektin ata ta vazhdojnë. Pres një dritë jeshile!”