4 C
Pogradec
3.6 C
Korçë
2.4 C
Bilisht
3.2 C
Ersekë
2.4 C
Maliq
3 C
Liqenas
Friday, February 14, 2025

Paola Gjata firmos kontratë në Bosnie Herzegovina. Pogradecarja kapi majat e volejbollit në Shqipëri…

- Advertisement -

Paola Gjata është volejbollistja e Skënderbeut e cila se fundmi ka lidhur kontratë me nje ekip të kategorisë superiore të volejbollit për vajza në Bosnje-Hercegovinë.

Ekipi ŽOK ORAŠJE tani ka lidhur kontratën me të renë nga Pogradeci qe pritet të zbatohet përgjatë sezonit të rradhës. Objektivat e klubit Boshnjak jane dalja kampion ne kategorine Superiore dhe për këtë arsye ky ekip po ben blerje te ndryshme nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera.

Gjata tregon që ka nisut volejbollin ne moshen 11 vjecare dhe pothuaj ne të gjitha kategoritë e moshave qe ka luajtur ështe shpallur kampione dhe konsiderohet nje nga lojtaret me te mira ne vend te sportit të volejbollit.

Gjithashtu Gjata organizohet edhe ne ekipin e Beach Volley të Pogradecit, ku trajneri Llazi Kërxhalli  tregon qe ka qene ndër të parët qe ka evidentuar talentin e te resë dhe tregoi se oferta për ne Bosnje eshte e pritshme nga puna dhe përkushtimi që Paola ka dedikuar.

Pogradeci shpeshherë ka nxjerrë talente sidomos në fushën e volejbollit për vajza, pasi është nje qytet me traditë ne këtë sport.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit