Prokuroria e Tiranës ka goditur një bazë të prodhimit të dokumenteve të falsifikuara me qëllim kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të paligjshme, ndërsa në pranga ka rënë IT në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Juriksionit të Përgjithshëm Korçë. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Zh.L.
Gjykata e Korçës njofton si më poshtë:
Lidhur me lajmin që me urdhërin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është ndaluar shtetasi me iniciale Zh.L, punonjës pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm ju sqaroj se:
- Personi në fjalë nuk mban detyrën e IT pranë kësaj gjykate por është nëpunës civil gjyqësor pranë Zyrës së Shërbimit Pogradec.
-Përsa më sipër lutem në saktësimin (mbi pozicionin e punonjësit) të lajmit të publikuar nga mediat që ju përfaqësoni.