Shoqatat e Motorristëve në Gjermani dhe Pogradec, kanë mundur që dy herë rradhazi të sjellin në Pogradec, sasi të konsiderueshme të ndihmave kryesisht materiale, për Qendrat Shëndetësore dhe Spitalin, Shkollat e çerdhet apo dhe për personat me nevoja. Herën e parë punonjës të Bashkisë Pogradec, u filmuan rastësisht në flagrancë duke përvetësuar ndihmat e marra. Atëhërë autorët u dënuan nga autoritetet.
Por këtë vit sitata ka qënë krejt ndryshe, ndihmat e dhuruara janë magazinuar në disa ambiente, përfshirë Njesinë Administrative Buçimas dhe në ambientet e teatrit të Kukullave në Pogradec, por duket se për këtë situatë nuk ka një transparencë mbi magazinimin apo marrjen në dorrëzim të materialeve. Ndërkaq vëtë motorristët (donatorë) dhe organizatorët sipas burimeve janë shprehur të pa kënaqur mbi magazinimin apo inventarizimin e materialeve.
Nga ana tjetër dhe brënda Bashkisë së Pogradecit ka pasur pakënaqësi mbi procedurën e inventarizimit dhe për personin që ngarkuar të menaxhojë magazinimin dhe ndarjen e ndihmave. Këtu bëhet fjalë për Drejtorin e Ujësjells Kanalizimeve Pogradec, të cilit shpesh hërë i besohen tenderat e rëndësishëm dhe çështjet ku ka shumë para, pasi ai di të menaxhojë siç duhet në situata të tilla.
Por përsëri sipas të njëjtave burime askush nuk guxon deri tani të marri në ngarkim donacionin e ardhur së fundmi. Nuk dihet nëse edhe këtë herë, ndihmat e ardhura po firojnë pak nga pak nga magazinat, për t’u shitur diku tjetër. Ndërsa vetë institucioni i Bashkisë është mjaftuar me postimet e ardhjes së tyre, por ende nuk ka bërë publike se çka dhe sa njesi janë dhuruar në këtë donacion.
Siç duket dhe këtë herë situata është lënë në dorën e “ustallarëve”.