Korca Boom
Skënderbeu-Laçi 1-1
Shënues: Rashica 96’ (11-m) / Melo 79’
SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Rabiu, Lika (Nikaj 61’), Liço, Rashica, Gerco, Dumfur, Vangjeli, Janaqi (Pecani 89’), Djantu (Moses 83’). Trajner: Ivan Gvozdenoviç
LAÇI: Dajsinani, Kurti, Qato, Sobuejll, Kryeziu (Manellari 46’), Prodani, Melo (Barjamaj 87’), Ujka, Mjaki (Tresa 46’), Dajko, Da Silva. Trajner: Armando Cungu
Gjyqtar: Enea Jorgji, Ergin Doda, Emigers Ganxhi
Kartonë të verdhë: Randi, Janaqi / Kryeziu, Ujka, Melo
Minutat e para nisin të qeta dhe me qarkullim topi, ndërkohë që qysh në fillim Enea Jorgji kontestohet në dy momente dhe duket në pamje të parë se tifozët nuk e duan këtë gjyqtar që ka lënë shije të keqe në gjykimet që ka bërë për Skënderbeun.
10 minuta lojë dhe asnjë rast vetëm disa ndërhyrje të parregullta të kurbinasve që kontestohen nga tifozëria dhe që gjithë “sytë” janë te gjyqtari Jorgji që dy raste nuk i ka dhënë në favor të Skënderbeut.
Vetëm në minutën e 17-të do të vinte rasti i parë, teksa u takon miqve. Është Ujka që gjuan në një goditje dënimi, por pret Alia falë topit që ishte direkt në duart e portierit bardhekuq.
Në të 22-ën minutë vjen edhe rasti i dytë për miqtë, teksa Melo gjuan dhe mrekullisht Alia grushton topin në këndore.
Deri tani asnjë rast për Skënderbeun.
25 minuta lojë dhe 0-0 mes Skënderbeut dhe Laçit.
Më pas sërish loja ka pak ritëm nga ana e Skënderbeut, por pa rrezikuar portën mike, ndërkohë që një mundësi e mirë e Rashicës në minutën e 29-të që i dha një asis Djantu është shumë pak në kaq shumë minuta lojë.
Dy minuta nga fundi i pjesës së parë është një tjetër rast për Skënderbeun, por as Randi dhe as Gerco nuk e dërgojnë dot topin në kuadrat.
Pjesa e parë mbyllet me një gjuajtje të bukur nga larg të Rabiut, por mbi traversë edhe pse nga 30 metra larg.
Fraksioni i dytë i ndeshjes nis me një rast të mirë të Rashicës që gjuan diagonal, por topi shkon në krahun tjetër.
Pas këtij momenti për 15 minuta me radhë nuk ka raste dhe më shumë Skënderbeu luan kujdesshëm duke mos lënë së pari hapësira në prapavijë.
Rasti më i mirë i ndeshjes është për Skënderbeun në minutën e 65-të, teksa Rashica në një aksion individual gjuan nga jashtë zone dhe vetëm traversa shpëton kurbinasit nga pësimi i golit të parë.
Kurbinasit kthejnë reston, teksa Manellari për pak sa nuk shënon tre minuta më vonë, por Alia shpëton portën për mrekulli.
Duhet të vinte minuta e 79-të që të zhbllokohej rezultati. Është Melo për miqtë që gjuan pa shumë pretendime dhe topi prehet në rrjetën e Skënderbeut. 0-1 për kurbinasit.
Në minutën e 96-të të ndeshjes kur shpresat ishin venitur, është Skënderbeu që fiton 11-metërsh dhe Rashica i saktë nga pika e bardhë barazon dhe ngjit Skënderbeun në vendin e katërt në FINAL FOUR.
Rastet dhe minutat e pjesës së parë
17’ – U desh minuta e 17-të që të vinte momenti i parë i rrezikshëm në zonën e Skënderbeut. Randi ndërhyn në mënyrë të parregullt dhe goditje dënimi te zona e 16 metrave. Gjuan Ujka dhe pret portieri Marko Alia.
22’ – Melo gjuan rrezikshëm dhe falë një ndërhyrje spektakolare të Alia shpëton porta e Skënderbeut. Rasti i dytë për miqtë.
29’ – Rashica jep një asis në zonë nga e djathta e sulmit për Djantu dhe ky i fundit del huq me portën përballë. Mundësia e mirë e parë për Skënderbeun në këtë pjesë të parë.
43’ – Goditje dënimi për Skënderbeun. Lika fut një top të bukur në zonë dhe së pari Randi del huq, topi shkon te Gerco që gjuan keq dhe jashtë.
44’ – Rast i mirë për Skënderbeun, ku Mario Rabiu lëshon një predhë, por mbi traversë.
Rastet dhe minutat e pjesës së dytë
47’ – Rast i mirë për Skënderbeun në startin e pjesës së dytë, Ermir Rashica diagonal në krahun e majtë, por gjuan keq dhe topi përfundon në krahun tjetër.
65’ – Vjen rasti më i pastër dhe më i bukur i ndeshjes deri në këtë moment. Është Rashica që gjuan dhe vetëm traversa ndal miqtë nga pësimi i golit të parë.
68’ – Manellari për miqtë për pak sa nuk ndërshkon bardhekuqtë. Gjuan dhe sërish Marko Alia shpëtimtar.
79’ – Janë miqtë me anë të Melo që gjuan në hyrje të zonës dhe topi tokazi prehet në rrjetë. 0-1 për kurbinasit.
96’ – 11-metërsh për Skënderbeun. Rashica përballë Dajsinanit gjuan dhe 1-1, duke barazuar në sekondën e fundit të ndeshjes.