25.2 C
Pogradec
25.6 C
Korçë
25.2 C
Bilisht
24.1 C
Ersekë
24.6 C
Maliq
26 C
Liqenas
Saturday, July 12, 2025

POGRADECI ka objektiv edhe titullin kampion të kategorisë së dytë. Një finale përballë Valbonës

- Advertisement -

Korca Boom
Vetëm dy ditë më parë Pogradeci zyrtarisht siguroi ngjitjen në kategorinë e parë, një sukses më shumë se i merituar dhe njëkohësisht u shpall edhe kampion i Grupit B të kësaj kategorie.

Por në krahun tjetër, pra në Grupin A është Valbona skuadra tropojane që siguroi ngjitjen në kategorinë e parë dhe u shpall fituese e grupit.

Por për të shpallur fituesen e krejt kategorisë së dytë, duhet edhe një ndeshje tjetër shtesë.

Pogradeci-Valbona në 90 minuta të premten do të diskutojnë kampionen e kësaj kategorie, ku do të ketë edhe një trofe, më shumë simbolik, pasi të dyja skuadrat janë automatikisht pjesë e kategorisë së parë sezonin e ardhshëm.

Në Pogradec në këtë mënyrë duhet të mendojnë edhe për një finale të vogël, që më shumë është statistikore dhe pas saj do të fillohet të mendohet për sezonin e ri.

Në Pogradec besojnë se edhe ky trofe do të vijë në qytetin e liqenit

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit