1 C
Pogradec
0.6 C
Korçë
-0.1 C
Bilisht
0.9 C
Ersekë
0.3 C
Maliq
1.5 C
Liqenas
Wednesday, January 21, 2026

Pogradec/ Bashkia nuk bën detyrën, vullenatrët “përvishen” dhe pastrojnë varrezat e Petrushës…

- Advertisement -

Edhe pse qytetarët e Pogradecit dhe fshatrave paguajnë çdo muaj taksa vendore në Bashki edhe për mirëmbajtjen e varrezave, duket se në shumë rastet marrja e shërbimeve është e largët. Shpesh herë nga papërgjegjshmëria e qytetarëve të cilët ndosin, por me papërgjegjshëmri më të madhe nga ata që duhet të kenë detyrë të pastrojnë, varrezat mbeten shpesh hërë pa kujdes duke mëkëmbur dinjitetin e të ndjerëve.

Sidomos në fshatra ku situata është me e rëndë për shkak të ndotjes, Bashkia e Pogradecit nuk ka marrë asnjë masë edhe pse në buxhetin e saj grumbullohen mjaftueshëm të ardhura sa për t’u kujdesur për këto varreza.

Një shembull kanë dhënë një grup të rinjsh dhe Këshilltari i Këshillit Bashkiak Arbër Male, të cilët kanë kryer në varrezat e fshatit Petrushë një pastrim vullnetar. Duke bërë kështu detyrat e munguara të Bashkisë.

“Në përfundim të piknikut bashkë me çunat pastruam varrezat e fshatit Pretushë , detyrë të cilën e kanë ata që vetëm firmosin listëprezencën në punë!” shkruan Male.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit