5.9 C
Pogradec
5.2 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.6 C
Ersekë
4.2 C
Maliq
5.9 C
Liqenas
Wednesday, December 4, 2024

Buçimas/ 28 vjet nga tragjedia e Prespës. 7 Maji përkujton 13 nxënësit dhe mësuesin e tyre “14 Engjejt”…

- Advertisement -

Është përkujtuar sot 28 vjetori i tragjedisë së Prespës, ku humbën jetën 13 nxënës dhe mësuesi i tyre. Të gjithë nxënës të shkollës së Buçimasit, duke u kthyer nga një eskursion në ishullin e Maligradit, për fat të keq varka e tyre u përbys duke lënë në ujrat e liqenit të Prespës, plotë 14 persona të pajetë. Një tragjedi e përmasave të mëdha, ku u shuan jetët e nxënësve nga Starova dhe fshatrave për rreth. Në nder të tyre ka marrë emrin dhe shkolla e mesme “14 Engjejt”, në ambientet e të cilës ka një muze të dedikuar viktimave, ku prindërit dhe të afërmit e tyre mblidhen çdo 7 maj për të kryer homazhe. Edhe ditën e sotme kjo traditë ka vazhduar.

Shkolla “14 Engjejt” shkruan në faqen zyrtare:

Më 7 Maj 1996 maturantët e shkollës së mesme në Buçimas nisen për ekskursion në Prespë, ekskursion që nuk do të harrohej kurrë për dhimbjen e madhe që do të sillte për familjarët e “14 Engjejve”, mbarë shkollën dhe komunitetin.

Ngushëllime për familjet, miqtë dhe shokët e “14 Engjejve”për të përballuar dhimbjen e madhe në këtë ditë maji, e cila ka lënë gjurmë të thella për gjithë komunitetin e Njësisë Administrative Buçimas!

Të paharruar në jetë të jetëve

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit