5.1 C
Pogradec
4.7 C
Korçë
3.2 C
Bilisht
4.7 C
Ersekë
3.8 C
Maliq
4.3 C
Liqenas
Tuesday, February 10, 2026

Deklarata e Nikajt ngjall reagime. “…reagim ndaj fyerjes së një qyteti”

- Advertisement -

Artikull i huazuar nga Gazeta Pogradeci

…reagim ndaj fyerjes së një qyteti

SAMUEL NIKAJ U “ÇMEND”

Pas ndeshjes me Cërrikun, traineri i Pogradecit, Samuel Nikaj, u bëri këtë reagim (deklarata në video) kritikuesëve, gazetarëve, mediave dhe sportdashësve që nuk ishin dakord me ecurinë e ekipit gjatë sezonit.

Dhe ne si Gazeta Pogradeci dashamirës me kritikat e herë pas herëshme kemi këtë përgjigje:

“Të falet! Të falet se e ke nga euforia. Nga euforia e arritjes së një objektivi aq të lehte sa një ushtrim matematikor i klasës së parë 1+1= 2.

Por ti as këtë nuk munde ta bësh që në klasën e parë. Këtë e bëre në vitin e dytë të përsëritjes së klasës së parë. Ti ngele një vit. Dhe ndoshta ngele edhe nga fodullëku. Ndoshta edhe nga ai staf burokratësh që të ka marrë ty si trajner.

Ti ishe vetë ai që në mes të sezonit kërkove publikisht edhe 1 vit tjetër kohë ta bëje klasën e parë derisa të mësoje se 1+1=2.

Por ishin kritikat e një populli sportdashës, mediave dhe eskpertëve sportivë të qytetit që te vunë në lëvizje ty e bashkë burokratët që siç flitet në qytet herë joshnit kundërshtarët për të na lënë ndeshjet dhe herë ofrohej para për të penguar Gjirokastrën të fitonte.

Ty nuk të mjaftoi një vit.

Ekipi i Pogradecit ra në kategorinë e llumit ku notove ti për dy sezone vetëm per inate të Federatës. Por, ne qendruam dy vite aty vetëm për paaftësinë dhe mediokritetin.

Skuadrës së liqenorëve nuk i kanë munguar talentet. Pogradeci po mban ekipe të tjera të kategorisë së parë me talentet e saj. Po ti dështove në vitin e parë. Dështove të na nxirrje kampionë siç na ka hije, madje edhe në play off nuk dite të pergatitje skuadrën. Le një ndeshje të rrokullisej nga fitorja për ne, në një fitore që çoi Burrelin në kategorinë e parë. Le ata afro 1 mijë tifozë pogradecarë që të ndoqën edhe nën presionin e sharrjeve nga më të ndryshme në stadiumin e Rogozhinës.

Dhe pyet në qytet, ti s’ke për të aritur kurrë rezultate që kanë aritur trainerët pogradecarë që kanë drejtuar ekipin dhe që nuk e kanë patur kurrë këtë mbështetje në para që ke patur ti nga Bashkia. Trainerë si Urim Jorgoni , Ilir Medini , Ardian Abazaj , Ylli Çekiçi, Arben Mahmutaj apo Festim Fetollari

(video e shkëputur nga deklarata e trainerit pas fitores me Cërrikun)

Nga Kreshnik Mersinllari

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit