4.6 C
Pogradec
3 C
Korçë
3.9 C
Bilisht
2.8 C
Ersekë
2.1 C
Maliq
5.2 C
Liqenas
Monday, December 9, 2024

Deklarata e Nikajt krijon polemika të shumta: “TIFOZËT, KRITIKËT DHE GAZETARËT JANË KAMPIONËT E VËRTETË!‘

- Advertisement -

Shkruan KF Kalaja: TIFOZËT, KRITIKËT DHE GAZETARËT JANË KAMPIONËT E VËRTETË!

Meqë nxehtësia e krijuar nga euforia e kalimit një kategori më lart ka rënë disi, tani është momenti të shkruajme dy fjalë për K.F. Pogradecin.

Si faqe kemi shkruar pa rreshtur që nga manaxhimi i ekipit, tek trajtimi i talenteve, humbja e traditës e krijuar prej shumë vitesh në stilin e lojës dhe shumë e shumë të tjerave që nuk është momenti ti përmendim pasi ju lexues i dini!

Falë këtyre kritikave dhe sugjerimeve mendojmë se ekipit dhe drejtuesve këto i bënë mirë duke reflektuar për disa gjëra sepse mendimi ndryshe është vlerë në një shoqëri të hapur.

Gazetarët dhe opinionistët e pavarur e sportdashësit kanë qenë pjesa më konstruktive dhe më e shëndetshme e ekipit tonë. Por të quash qen çdo njeri që e do sportin vetëm e vetëm sepse nuk ndan të njëjtat opinione kjo është e tepërt dhe nuk ka ndodhur kurrë në nje ekip si Pogradeci pavarësisht rrethanave!
Tifozët pogradecarë nuk e kanë lënë kurrë ekipin vetë edhe në momentet më të vështira dhe nëqoftëse sot ka një kampion, ata janë të parët që e meritojnë këtë çmim para të gjithëve.

Kush janë budallenj..?! Kritikët, tifozët që të kanë mbështetur dhe ky i ka quajtur spektatorë teatri e shpesh i ka përmendur teatrin “Migjeni”, sportdashësit e ndershëm apo ata gazetarët e pavarur që nuk dinë të venë gjoba por e duan futbollin ashtu si duhet të jetë..?! Apo do të thotë që e kisha për drejtuesit dhe tifozët e skuadrave kundërshtare..?!

Ai trajner duhet të kërkojë falje publikisht për fyerje ndaj tifozëve (e cila nuk ka qenë për herë të parë). Gjithashtu një falje publike drejt sportdashësve pogradecarë me anën e një deklarate nga ana e drejtuesve.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit