11.2 C
Pogradec
11.3 C
Korçë
10.7 C
Bilisht
10.1 C
Ersekë
10.4 C
Maliq
11.6 C
Liqenas
Wednesday, May 6, 2026

Një vend bosh në FINAL FOUR/ A do të jetë Skënderbeu i katërti?!

- Advertisement -

Burimi: Korca Boom

Ndërkohë verdiktet e dy skuadrave që kanë rënë nga superliga janë zgjidhur, pasi Erzeni dhe Kukësi i kanë thënë lamtumirë. Ndërkohë që tre ekipe e kanë siguruar Final Four dhe janë Egnatia, Vllaznia dhe Partizani, dy dilemat e vetme janë: Cila skuadër do të jetë e katërta që do të plotësojë katërshen e parë dhe cila skuadër do të marrë pjesë në “play-out”.

Dhe për këto dy vende luftojnë 5 ekipe dhe jo pak, nisur nga Laçi i vendit të 8-të dhe me radhë, Teuta, Tirana, Skënderbeu dhe Dinamo.

Me pak fjalë të mërkurën Skënderbeu luan gjithë sezonin ndaj Laçit, pasi edhe 1 pikë i mjafton për të siguruar i qetë superligën, por i duhet fitorja për të luftuar fort edhe katërshen e parë.

Vërtet një kampionat i çmendur me dilema edhe me 180 minuta përpara fishkëllimës së fundit të sezonit.

A do të synojë Skënderbeu katërshen e parë dhe a ka forcë të luajë në katërshen e titullit?!

Kjo mbetet për t’u parë, por kjo e mërkurë e kësaj jave është më shumë se vendimtare dhe Skënderbeu duhet të tregojë edhe këto 2 ndeshje “dhëmbët” dhe shanset e veta i ka.

Forca Skënderbe!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit