5.3 C
Pogradec
6.6 C
Korçë
5.9 C
Bilisht
6.8 C
Ersekë
5.9 C
Maliq
6.6 C
Liqenas
Friday, December 13, 2024

Kursi i euros prek një minimum të ri historik, zbret në 100.31 lekë

- Advertisement -

Burimi: Revista Monitor
Kursi i këmbimit të euros preku një minimum të ri historik ditën e sotme.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të enjten me 100.31 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi i këmbimit të Euros rezulton aktualisht në rënie me 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rekordi i mëparshëm kishte qenë vlera prej 100.49 lekësh, e regjistruar në korrik të vitit të kaluar.

Kursi i këmbimit të euros nisi një fazë të re rënieje qysh në fund të tremujorit të parë. Sipas agjentëve të këmbimit valutor, kjo i detyrohet kryesisht rritjes së prurjeve valutore që besohet se lidhen kryesisht me turizmin. Duke patur parasysh dinamikën e të ardhurave nga turizmi, një rënie graduale e kursit gjatë tremujorit të dytë deri në pikun e sezonit veror ishte e pritshme.

Sipas agjentëve, një ndikim të vogël mund të ketë edhe festa e Pashkëve ortodokse këtë fundjavë, që shoqërohet me një numër në rritje të emigrantëve që kthehen në Shqipëri, veçanërisht nga Greqia.

Paralelisht, forcimi i lekut po mbështetet edhe nga politika fiskale shtrënguese që po vazhdon të ndjekë qeveria shqiptare. Në fund të muajit mars, suficiti buxhetor arriti një rekord të ri historik për periudhën, në vlerën e 33.4 miliardë lekëve, në rritje me 8.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vetëm pas mesit të këtij viti, me rritjen e parashikuar të pagave dhe me shtimin e ritmit të shpenzimeve kapitale, mund të pritet balanca buxhetore të fillojë të tkurret. Megjithatë, eksperienca e vitit të kaluar tregoi suficit në rritje deri në fund të muajit tetor.

Rënia e euros po mban nivele të ulëta edhe valutat e tjera kryesore. Dollari amerikan u këmbye të enjten me 93.79 lekë, paundi britanik me 117.31 lekë dhe franga zvicerane me 102.77 lekë.

Duke parë tendencat e tregut dhe raportet e pritshme të kërkesës dhe ofertës, logjika sugjeron që leku do të vazhdojë të forcohet më tej gjatë muajve të ardhshëm dhe kufiri psikologjik i 100 lekëve do të thyhet shumë shpejt. Rënia e euros apo të paktën ngadalësimi i kësaj rënieje në këto rrethana duket se mund të frenohet vetëm nga ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë e ka theksuar vazhdimisht se nuk ka ndërmend të ndërhyjë në regjimin e lirë të kursit të këmbimit. Por, rënia e vazhdueshme e inflacionit në muajt e parë të vitit 2024 mund ta justifikojë një ndërhyrje të bankës qendrore, pikërisht në këndvështrimin e objektivit të saj ligjor, të stabilitetit të çmimeve.

Ndërkohë që forcimi i lekut ka ndikuar në tkurrjen e inflacionit të importuar dhe i ka bërë më të lira mallrat dhe shërbimet që blihen jashtë vendit, nga ana tjetër ky forcim ka dëmtuar sektorët eksportues të ekonomisë shqiptare. Këtu përfshihet edhe turizmi, megjithëse ai ka e ndier më pak këtë efekt, për shkak të një cikli në rritje të fortë të sektorit dhe numrit rekord të vizitorëve të huaj.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit