Burimi: Korca Boom
Në këtë ditë të së Premtes së Madhe, që në popull quhet e Premte e Zezë, të krishterët kujtojnë pësimet e Krishtit: talljet, rrahjet me kamzhik, kurorën me gjemba, kryqëzimin, gozhdët, heshtjen, braktisjen dhe të gjitha që duroi në kryq.
Në këtë ditë të përuljes së Krishtit, deri në vdekje, të krishterët shohin zbulimin e lavdisë së Tij të përjetshme si Zoti i lavdisë me fjalët që tha: “Dhe unë do të jem lart ngjitur nga toka, do t’i tërheq të gjithë nga toka.
Edhe pak kohë dhe bota nuk do më shohë më, por ju do të më shihni, sepse unë do të jetoj dhe ju do të jetoni. Atë ditë ju do të besoni se unë jam në Atim im dhe se ju do të jeni me mua dhe unë me ju.”
Besimtarët shkojnë dhe i falen kështu me heshtje Ikonës së Krishtit të kryqëzuar.