55 të burgosur në IEVP Drenovë do te lene sot qelite e burgut dhe 73 te tjere do te perfitojne ulje te denimit.
Sipas informacioneve nga amnistia kanë përfituar burgosurit burra te cileve u ka mbetur pa vujatur me pak se 4 vite nga perfundimi i denimit por edhe te burgosurit burra mbi 60 vjec.
Nderkohe 73 te burgosur do te perfitojne nga ulja e denimit e cila per te burgosurit burra eshte 1.5 vite.
Në burgun e Drenovës janë 464 të dënuar dhe të paraburgosur për vepra të ndryshme penale. Nga këta 140 janë të burgosur me dënim të formës së prerë ndërsa 55 prej tyre lirohen ditën e sotme.