11.2 C
Pogradec
11.3 C
Korçë
10.7 C
Bilisht
10.1 C
Ersekë
10.4 C
Maliq
11.6 C
Liqenas
Wednesday, May 6, 2026

Korçë/ Dhjetra pacientë pa shërbim mjekësor në Poliklinikë. Mungesa e sistemit i shtyn kohën e analizave të sëmurve kronik…

- Advertisement -

Një situatë e pa precedentë paraqitet në Poliklinikën e Specialistëve në Korçë, ku të shpeshta janë rastet që të sëmurët kronikë, nuk arrijnë të marrin dot shërbim. Sipas informacioneve dhe komunikimit me persona që vuajnë nga sëmundje kronikë, bëhet e ditur se në disa raste ata janë paraqitur pranë kësaj poliklinike, me rekomandim nga mjekët specialistë për kryerjen e analizave të ndryshme, ku përfshihen (analizat e gjakut dhe analizat e urinës), por për shkak të arsyetimit që në këtë institucion nuk ka sistem, testet e pacientëve shtyhen nga një deri në dy javë për t’u realizuar.

Kjo situatë ndikon direkt në shëndetin e pacientëve të cilët duhet të kenë teste periodike për të mbajtur në kontroll gjendjen e tyre shëndetësore. Nga ana tjetër, situata aktuale i hap rrugë klinikave private për të përfituar nga gjendja aktuale e pacientëve me diagnoza të ndryshme, pasi në shumë raste këto analiza duhet të jenë në kohë reale dhe të shpejta, gjithashtu kostoja e tyre është shumë e lartë dhe shpesh herë e pa përballueshme nga të njëjtët.

Pogradecipress.al siguro një nga letër reomandimet e mjekëve, ku janë ndryshuar datat e planifikimit të analizave me dy javë. Në këto kushte nuk ka ende një përgjigje zytrare nga institucioni për shkaqet e shtyrjes së planifikimeve për realizim të analizave. Kjo situatë emergjente përsëritet shpesh në këtë institucion dhe nuk dihet pse bie sistemi i cili bllokon dhe vonon marrjen e shërbimit mjekësor.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit