Ndeshjet e sotme në Grupin B të Kategorisë së Dytë kanë parë Pogradecin që të ruajë kreun që siguron ngjitjen direkte në Kategorinë e Parë.
Pogradecarët kanë mundur 2-1 me përmbysje në shtëpi Devollin dhe kështu kanë ruajtur epërsinë prej 1 pike që kanë ndaj Luftëtarit, i cili fitoi gjithashtu me përmbysje në pjesën e dytë përballë Orikut, duke kthyer ndeshjen nga 2-0 në 3-2 brenda 21 minutash lojë.
Ndërkohë, pas verdiktit përfundimtar të rënies së Këlcyrës në Kategorinë e Tretë, tashëm edhe Maliqi është zyrtarisht në play-out, ku do të luajë për qëndrimin në kategori në fund të fazës së rregullt të kampionatit.
RENDITJA: Pogradeci 48 pikë, Luftëtari 47, Shkumbini 42, Oriku 28, Labëria 27, Butrinti 24, Turbina 20, Devolli 18, Delvina 17, Maliqi 11, Këlcyra 3.