I pakënaqur Nikaj pas ndeshjes ka Deklaruar:
Me të thënë të drejtën unë e kam parashikuar sepse një trajner me një lojtar ndryshojnë sepse lojtarët e dinë ca bëhet por nuk e dinë pse bëhet, ndërsa trajneri e di çfarë bëhet edhe pse bëhet. Gjatë gjithë javës kam qenë shumë strikt tek detyrat që të zbatojnë edhe tek impenimi që duhet të kenë në këtë ndeshje lojtarët. Unë nuk mundem të hy në trurin e tyre që ata e kanë mendjen tek Orikumi, prandaj ishte dhe performanca nën nivelin e duhur, nën nivel që i shkon për shtat ekipit tonë. Gjithsesi normalisht duke mos pasur shumë inters edhe Devolli, pati një ulje të marzhit në fundin e ndeshjes dhe ne më pas nuk na interesonte rezultati i ndeshjes tjetër që ishte 2 – 3. U duk sikur minutat e fundit u pajtuan dy skuadrat. Tani duhet të shikohet në ndeshjen direkt.
Padiskutim lojtarët tanë u ndikuan shumë nga ndeshja që luhej në Oriku, pasi ky nuk është niveli ynë që u shfaq sot, sepse e di çfarë ekipi kam. Gjithsesi performanca sot ishte për turp. Absolutisht nuk ka se si të jesh i kënaqur…