Fotografi i njohur Pogradecar dhe njëherazi njëri prej funksionarëve të Policisë së Qarkut Korçë Ardian Fezollari, ka publikuar albumin e rradhës me fotografi të spikatura i cili quhet “Our Albania”. Lajmin e ka bërë të publik vetë Fezollari, i cili shkruan në facebookun e tij:
Te nderuar miq! Si çdo sipërmarrje edhe albumi “Our Albania” ka nje grup te madh bashkëpuntoresh ne rrugetimin e tij. Pas albumeve rajonalë do të thoja si Pogradeci, Parku Kombëtar Divjakë Karavasta, Parku Kombëtar i Prespës dhe Kolonja, se fundmi ka dale dhe kopja e pare (format digital) e Albumit “Our Albania”. Nje pune dhjetravjeçare për te sjelle ne kete album peizazhet me te bukura shqiptare, etnosin e paperseritshem te vendit, sitet arkeologjike apo dhe arkitekturen shqiptare nga jugu ne veri. Si thashe dhe me lart nje pune kolosale e cila ka mbrapa njerez te sukseseshem si: Fahredin Spahija, Bujar Hudhri, Dritëro Agolli, Stefan Çapaliku, Luljeta Lleshanaku, Aleksander Çipa, Artan Lame, Mitro Çela, Rudolf Marku, Lin Kiku, Shkelqim Shkëlqim Hajdari, prof Agim Fagu
Miqtë e mi: Luljeta Dano, Neli Naço, Gerta Bandilli, Miranda X Shehu, Berti Skenderasi, Sualdo Dino, Agron Polovina
Edhe njëhere faleminderit dhe jam i nderuar qe ju kam miq