5.9 C
Pogradec
5.2 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.6 C
Ersekë
4.2 C
Maliq
5.9 C
Liqenas
Wednesday, December 4, 2024

Pogradec/ Nga Xhensil Shkëmbi: Peshkatari i panjohur

- Advertisement -

Nga Xhensil Shkëmbi: Peshkatari i panjohur

Në Pogradec. Liqeni i egër. Dallgët që i tundnin varkën sa andej këtej. U afrova për të bërë foto. Më pa dhe kërkoi që foton t’ia bëj me kurriz.

*Pse me kurriz foton mo?

-Po ne peshkatarët jemi të panjohur bre. Ç’duhet ta shohin njerëzit fytyrën time. Ja, le të shohin liqenin.

*Unë dua t’u tregoj njerëzit e punës, si ju.

Bën një mimikë tallëse.

-Kush pjerdh për ne mo? Se sheh që e të djelën punë? Veç për të ngrënë bukë, jo për të ndërtuar kulla. Po ik aman…

*Asnjë ditë pushim nuk bën ti?

-Asnjë. Duhet të hamë bukë. Kap peshk, e shes, kështu mbaj familjen.

*Pse nuk bën punë tjetër?

-Se këtu nuk më kërkon njeri llogari, përveç Zotit e liqenit.

*Je i lidhur me këta të dy?

-Me liqeni po. Se më jep të ha. Me Zotin jo. Ose mbase po qeva drejt fundit, mbase e thërras. Po deri tani, veç peshk e ujë surratit më ka dhënë.

*Pse çfarë do ti nga jeta?

-Të bëj e unë njëherë foto si ti bre, për qejf. Ja të rri ta shoh liqenin si i huaj, si ti.

*Pse si e sheh ti?

-Po unë liqenin kam bukë. Liqenin kam frymë. Liqenin kam Zot. Liqenin e kam të tëra. Kam 40 vite, më shumë me njeh liqeni sesa njerëzit.

*Nuk ke frikë që po futesh në këtë të ftohtë, dallgë… Si dihet

-Më shumë frikë kam nga gruaja sesa nga liqeni.

Dëgjo këtu ti gazetar, se të kam parë në TV disa herë. Mos guxo ta shënosh emrin tim askund. Më lir peshkatari i panjohur. Se nuk e sheh ç’bëjnë këta? Do na venë taksë ndonjë ditë, për dashurinë për liqenin

Ndezi motorin e varkës. Zhurmë prap më shumë bënte liqeni. Ktheu kokën, si me ironi. Ma bëri me dorë. Iku. Nuk u duk më në mes të liqenit. Iku të bëjë dashuri me liqenin…

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit