6 C
Pogradec
5.8 C
Korçë
7.9 C
Bilisht
3.7 C
Ersekë
5.2 C
Maliq
7.3 C
Liqenas
Thursday, January 15, 2026

(VIDEO) Pogradeci priti shfaqen “Më fal tinguj shprese”. Duartrokitje të shumta nga salla plotë…

- Advertisement -

Mrëmjen e djeshme u vu në skenë premiera e shfaqes “Më fal tinguj shprese”, një shfaqe e shkruar dhe interpretuar nga të rinjtë e talentuar të qytetit të Pogradecit. Me autore Fjona Dangllin dhe regji nga Dhimitraq Tasellari shfaqja e ngjitur në skenë kishte në qëndër problemet sociale që janë prezente tek familjet Shqiptare dhe që ndikojnë drejt për drejt tek të rinjtë. Në role ishin të rinjtë: Telma Bezatlliu, Desart Hoxha, Arsa Sokoli, Henri Topi, Amarildo Vesho, Mateo Hoxha, Megi Bakollari, Juxhin Spirollari, Erla Fero, Kejsi Spahiu dhe Leo Hysenllari

Mateo Hoxha në rolin e një babai të alkolizuar, pas shfaqes tha se roli i tij mbante një ngarkesë të lartë emocionale dhe shpalos situatën që ndodh në shumë familje.

Ndërkaq regjizori i shfaqes tregon sfidat që janë hasur gjatë punës për të ngritur në skenë këtë shfaqe. Teksa tha se të rinjtë pjesëmarrës ishin shumë të talentuar dhe nuk u mundua shumë për të vënë këtë shfaqe në skenë.

Shfaqja e cila u mbajt për rreth 60 minuta në skenën e Qendrës Kulturore Lasgush Poradeci, mbushi sallën me të rinj, prindër, autoritet dhe mësues të Pogradecit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit