4.2 C
Pogradec
3.1 C
Korçë
2.8 C
Bilisht
3.1 C
Ersekë
2.3 C
Maliq
4.4 C
Liqenas
Tuesday, December 10, 2024

Ja pse Erion Isai la pagën 5 mijë euro për rrogën 680 lekë. Skemë vjedhje me tendera me Zeqillarin. Shtëpi te Kodra e Diellit nga oligarku Sula pasi i dha tenderin 3.3 milionë euro

- Advertisement -

Burimi:Prapaskena.com

Tre vjet më parë, aktori i humorit Erion Isai tregoi ‘sakrificën e tij’ për interes publik pasi la një pagë rreth 5 mijë euro në televizion për një rrogë 680 mijë lekë të vjetra si kryetar i Bashkisë Kolonjë. Madje Isai tha se e kishte pasur rrogën më të lartë kur ishte 15 vjeç se sa tani si kryetar bashkie.

Unë isha 15 vjeç dhe kam marrë atëherë që ishte fillimi, 850 mijë lekë rrogë në muaj. Tani është e kryetarit të bashkisë rroga më e vogël në jetë, që është 680 mijë lekë të vjetra“, ka rrëfyer Erion Isai.

Prapaskena beson se e ka gjetur një nga arsyet e kësaj ‘sakrifice’ të pashembullt për popullin e Kolonjës.

Një prej arsyeve është edhe Adriatik Zeqillari, administrator dhe pronar i kompanisë së ndërtimit Zeqillari shpk (L61912024O).

Teksa SPAK-ut po ‘i mbarojnë prangat’ për kryebashkiakë, drejtorë dhe ustallarë tenderash, kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, i njohur si Çuçka, ka gjetur Zeqillarin si klient të konsoliduar tashmë, për kanalizimin, vjedhjen dhe ndarjen e parave të tenderave.

Bëhet fjalë për shuma të tilla, para të cilave të gjitha rrogat e Erion Isait, janë bakshishe.

Nga 25 tendera që kompania Zeqillari ka marrë në total e vetme dhe në bashkëpunim, 10 tendera me vlerë miliona euro i ka marrë pikërisht nga Bashkia e Kolonjës, me firmën e Erion Isait, i cili ka rimodeluar edhe veshët.

Përqëndrimi i një kompanie duke fituar tenderat kryesorë në një bashki krijon dyshime të arsyeshme për një skemë klienteliste mes titullarit të autoritetit kontraktor dhe pronarit të komapnisë fituese, me qëllim kontrollin dhe ndarjen e parave publike.

Më 10 nëntor 2023, Erion Isai ka firmosur një tender me vlerë rreth 500 mijë euro për Adriatik Zeqillarin, për ndërtim palestre për kompleksin “Shkolla Qëndër Komunitare” për shkollën 9 vjeçare Petro Nini Luarasi dhe Papa Kristo Negovani, Ersekë.

Diferanca mes ofertës fituese dhe fondit limit është më pak se 3 milionë lekë. Është një tender i paracaktuar dhe sipas formulës së pashkruar të tarifës së korrupsionit 20-30 %.

Në 22 gusht të vitit 2022, Erion Isaj dhe Afriatik Zeqillari kanë bërë një vjedhje spektakolare, duke ndarë 200 mijë euro për pastrimin e një kanali në fshatin Gostivisht.

Në tender ka marrë pjesë vetëm kompania Zeqillari. Oferta fituese është sa fondi limit. Kontrata e punimeve ishte vetëm 4 ditë. Për pastrimin e kanalit nuk janë shpenzuar as 10 % të vlerës së tenderit. Paratë janë ndarë mes Adriatik Zeqillarit dhe Erion Isait.

Në të njëjtën formë, me pazar në tavolinë, me ofertë fituese sa fondi limit, pa garë ose me garë teatrale, Erion Isai i ka dhënë klientit të tij Adriatik Zeqillari edhe tenderat me vlerë qindra mijë euro për rikonstruksionin e pjesshëm të Bashkisë Kolonjë, vendosje matësash nëpër pallate në Ersekë, rikostruksion për banesë sociale të një godine në Leskovik, rikualifikimin e Rrrugës Pali Prifti në Ersekë, rikostruksion i linjave të ujësjellësit në fshatin Borovë në Ersekë etj.

Kur SPAK të marrë në dorë Çuçkën, pyetja e parë që duhet të shtrojnë hetuesit është: Si ka mundësi që la punën në Tiranë për një punë me rrogë 10 herë më të ulët në Ersekë dhe me çfarë parash i shkurtoi dhe palosi veshët?

Si e mbulon Çuçka koston e jetesës me 680 mijë lekë rrogë, më pak se sa paga e një kamarieri, duke patur parasysh këstet e kredisë, ushqim dhe veshmbathje, ndërhyrje estetike, dreka e darka, pushime, udhëtime etj.

Përgjigja mund të gjendet tek tenderat për Zeqillarin dhe Gentjan Sulën.

Skemë korrupsioni me Gentjan Sulën?

Katër muaj pasi u bë kryetar me pagë 680 mijë lekë në muaj, Erion Isai bleu apartament te kompleksi “Kodra e Diellit 2”, të oligarkut Gentjan Sula, me vlerë 128 mijë euro. Vlera e deklaruar e apartamentit është sa gjysma e vlerës reale.

Në 1 shkurt 2021, Erion Isai firmosi një tender me vlerë 3.3 milionë euro për kompaninë e ndërtimit Agi Kons, për rrjetin shpërndarës të furnizimit me ujë të 14 fshatrave të Kolonjës.

Oferta fituese është në kurifirin e fondit limit. Janë skualifikuar të gjithë operatorët e tjerë në garë, përveç fituesit.

Pronari i kompanisë fituese Agi Kons është Gentjan Sulaj, një nga ‘aligatorët’ e korrupsionit në Shqipëri dhe Kosovë.

Referuar disa raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, kompania Agi Kons rezulton se mashtron me zbatimin e kontratave publike, duke falsifikuar situacione për punime që nuk ekzistojnë.

Ka gjasa që kompania e Gentjan Sulës ka mashtruar me zbatimin e kontratës
për rrjetin shpërndarës të furnizimit me ujë të 14 fshatrave të Kolonjës.

Ndërkaq, Erion Isia nuk është funksionari i vetëm publik që ka marrë apartamente dhe vila të kompleksi i Gentjan Sulës te Kodra e Diellit.

Një listë e gjatë me drejtorë dhe kryebashkiakë, të cilët kanë firmosur tendera, leje ndërtimi, ndryshim lejesh dhe favore të tjera për Gentjan Sulën, kanë marrë apartamente dhe vila nga Sula te Kodra e Diellit, në Farkë.

Është një nga skemat më të frikshme dhe të trasha të korrupsionit që shumë shpejt do të shfaqet në publik.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit