Përshëndetje! Jam sot këtu përballë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Qarkun e Korçës, në cilësinë e kryetarit të Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë (Albert Nasto). Po dalim këtu sepse do të jetë përgjithësisht një fushatë në të gjitha drejtoritë e qarqeve, duke filluar nga Korça. Kam pyetje diskutimi duke filluar:
Sa vite ka drejtuar Drejtoresha e Tatimeve në Korçë? Ka 5 vite, këto pesë vite janë antiligjore, sepse në këto 5 vite nuk duhet të jetë drejtuar më shumë se një vit, sipas ligjit.
Informaliteti në këtë qark sipas nesh është 37-42% një rast i veçantë dhe është një kohë shumë e vështirë, dhe në 32 vite demokraci ka këtë informalitet. Pra, me informalitetin kuptojmë një evazion dhe korrupsion. Sa e dëmton buxhetin e shtetit dhe konkurrencën e lirë ky informalitet. Mos harroni janë miliona dhe miliona që nga ky informalitet duhet të ishin futur në buxhetin e shtetit dhe tani nuk janë më këto të ardhura.
A ka evazion fiskal në kuponat tatimor? Unë them që ka shumë, ju e shihni dhe vetë çfarë ndodh me kuponat tatimorë, dhe fiskalizimi. Ku shumë biznese në Qarkun e Korçës nuk janë të fiskalizuara, sepse i lejon kjo drejtori. Ka raste që një biznes në Korçë bën një xhiro 2-3 milion lekë në ditë dhe nuk pritet asnjë kupon tatimor. Kjo është një punë e dëmshme e kësaj drejtorie, sidomos e drejtoreshës që drejton këtë institucion.
A është marrë drejtoresha me zgjedhjet fushatën zgjedhore? Sipas të dhënave që kemi ne, kjo drejtoreshë është marrë shumë fort me zgjedhjet dhe ka shkuar në shumë biznese ka bërë presione deri në mbylljen e bizneseve, në qoftë se ato nuk do të votonin atë që donte ajo.
A ka pasur selektivitet kjo drejtori dhe drejtoresha? Selektiviteti ka qenë shumë i madh dhe ka arritur punën deri aty, ku është dhënë urdhër ku grupet e terrenit duhet të shkojnë dhe diku të mos shkojnë. Ky është një korrupsion shumë i lartë i këtij institucioni.
A do ta kallzojmë në këtë drejtori për këtë shfrytëzim dhe abuzim? Ne themi që do hapim kallzim në SPAK për këtë drejtori, për shfrytëzim detyre. Prandaj mbyllen bizneset nga sjellja jo e mirë e drejtorisë së shërbimit dhe drejtorisë së tatimeve.
Nga kjo deklaratë e sotme një thirrje drejtuar Ministrisë së Financave dhe Kryeministrit të Shqipërisë, që ky institucion pas shpinës është në gjendje alarmanete dhe ka zonë shumë pluhur dhe nuk është se ky pluhur mund të fshihet me fshesë, ky pluhur duhet shkundur mirë dhe kjo drejtori duhet shkundur nga themelet.