22.9 C
Pogradec
24.1 C
Korçë
23.7 C
Bilisht
23.2 C
Ersekë
23.1 C
Maliq
23.9 C
Liqenas
Tuesday, July 8, 2025

Vijon trajnimi i mësuesve në Korçë, 580 mësues nga i gjithë qarku pjesë e tij…

- Advertisement -

Vijojnë trajnimet në kuadër të Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve 2024 – 2025 mbështetur nga MAS-i.

Në Universitetin “Fan S. Noli”, gjatë kësaj jave vazhdoi trajnimi i mësuesve të lëndëve: Arsim fillor, Gjuhë shqipe, Matematikë, Biologji, si dhe drejtues të shkollave, punonjës të ShPS-së dhe oficerë të sigurisë në shkolla të ZVA Korçë-Pustec, Devoll, Kolonjë, Maliq e Pogradec.

Programi i zhvillimit profesional fokusohet në përdorimin e metodave efektive dhe interaktive të mësimdhënies dhe po realizohet në bashkëpunim të plotë me MAS-in, ASCAPI-in dhe DRAP-in Korçë.

Koordinatori Institucional i Trajnimeve, dr. Olger Brame thekson se gjatë tre sesioneve të para të trajnimeve janë trajnuar rreth 580 punonjës arsimorë në profilet e sipërpërmendura dhe janë angazhuar si trajnerë rreth 15 pedagogë të universitetit. Interesimi i mësuesve ka qenë i lartë.

Në përfundim të trajnimit mësuesit do të pajisen me certifikatë me kredite të njohur nga MAS-i.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit