Arrestohet brënda ambjenteve të burgut të Drenovës një person.
Sipas informacioneve nga policia bëhet e ditur se një shtetas ka shkuar për të dërguar ushqime për një të afërm por gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur në xhepin e çantës 2 boçe lëndë e dyshuar kanabis sativa. Sipas policisë shtetasi i arrestuar është identifikuar me inicialet O. Kondillari i cili është djali i dajës i një të dënuari dhe çantën me rroba po ja çonte si dërgesë nga babi i tij.
Ndërkaq ai ka deklaruar se nk ishte në dijeni të sasisë së lëndës:-nuk kisha idenë çfarë kiahte brënda në çantë,më thanë thjesht ta sjell këtu. Mësohet gjithashtu se shtetasi që do merrte çantën është dënuar pak ditë më parë për lëndë narkotike. Policia po merret me veprimet e mëtejshme.