5.9 C
Pogradec
5.2 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.6 C
Ersekë
4.2 C
Maliq
5.9 C
Liqenas
Wednesday, December 4, 2024

Basha në Devoll: Shteti trajtohet si pronë private, mijëra familje shqiptare në kufijtë e mjerimit

- Advertisement -

TIRANË, 14 prill/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë sot në kuvendin zgjedhor të degës së Devollit, prej nga u shpreh se në këtë parti prej 2 vitesh u përhap një sëmundje e rëndë.

Sipas Bashës, pati përpjekje për ta trajtuar të gjithë Partinë Demokratike, si pronë private të një njeriu.

Basha shtoi se kjo sëmundje siç e cilësoi ai është edhe më e rëndë në nivel kombëtar, pasi “kurrë më parë nuk është trajtuar i gjithë shteti si pronë private të një njeriu si në kohën e qeverisjes së Edi Ramës dhe shpurës së tij”.

“Kjo mendësi e politikanëve të vjetër të tranzicionit, kjo qajsje ka çuar ekonominë shqiptare drejt falimentimit, ka çuar mijëra familje shqiptare në kufijtë e mjerimit dhe ka përgjysmuar në 10 vite numrin e shqiptarëve që jetojnë në Devoll, në Korçë dhe në gjithë Shqipërinë. Këto janë faktet dhe këto janë të padiskutueshme”, u shpreh Basha.

Basha u ndal para demokratëve të Devollit edhe tek mandati i Xhaçkës.

“Ky është një pazar i qartë. Të gjitha këto ndodhin në një pazar të hapur me hallexhinjtë që kemi pasur deri para disa kohësh brenda Partisë Demokratike. Nga njëra anë bëjnë sikur protestojnë, por nga ana tjetër pazari është i qartë, nuk i hiqet mandati Oltës, por hajde si kompensim kërkojmë rifutjen e non gratës në grupin parlamentar të Partisë Demokratike”, tha Basha.

Basha tha se sektori që mund të ndryshojë brenda një kohe të shkurtër dhe të shndërrojë fermerët në shtresë të mesme, është Bujqësia.

“Një kombinim i një pakete subvencionesh që bazohet në prodhimin e çdo fermeri. Me indeksim për çdo mall, pa kufizime që faktikisht janë aty për të nxitur korrupsionin dhe për të pamundësuar subvencionet. Si për shembull duhet të kesh kaq dynym tokë, e duhet të kesh kaq kokë bagëti. Jo, jo, në bazë të prodhimit subvencion për çdo produkt të fermerit shqiptar. Me zhvillimin e infrastrukturës, dhe se kam fjalën vetëm për rrugët e aksesit, apo për rrugët kryesore në shumë raste të fshatrave. Por e kam fjalën për gjithçka tjetër, për vaditjen, për kullimin, për infrastrukturën agropërpunuese, magazinimin në mënyrë që çdo prodhim që vjen nga djersa e fermerit shqiptar mos të kalbet por të jetë i gatshëm për të shkuar në treg”, u shpreh Basha.

Burimi: ATA

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit