4.2 C
Pogradec
3.1 C
Korçë
2.8 C
Bilisht
3.1 C
Ersekë
2.3 C
Maliq
4.4 C
Liqenas
Monday, December 9, 2024

Rosela vajza me ëndrra shumë, tashmë ka vetëm një ëndërr: Të jetojë!!!

- Advertisement -

Nga Osman Stafa: Rosela vajza me ëndrra shumë, tashmë ka vetëm një ëndërr: Të jetojë!!!

Rosela ishte përgatitur që më 18 maj, të festonte 15-vjetorin e saj. Ishte e lumtur dhr gjithëçka po shkonte shumë mirë. Jetonte në fshatin Dvoran të Korçës, me prindërit që merreshin me bujqësi. Me ato mundësi që kishin për të jetuar, por të lumtur.

Një infeksion në dhëmballë, e më pas ca analiza, bënë të kuptohet se brënda saj, ashtu në heshtje, pa i dhënë asnjë shenjtë, të rritej e përbindshmja sëmundje e keqe.

E takova sot Roselën, jemi bërë shokë prej disa ditësh. Më ka treguar që ëndrra e saj më e madhe është të bëhet një edukatore. Kjo pasi i do shumë fëmijët dhe siç tha: “Edhe fëmijët më duan shumë mua”. Rosela tashmë është në luftë për jetën. Familja e saj tashmë është në dorë të shqiptarëve, të bujarisë e humanizmit të tyre. Dhe shqiptarët kanë treguar se nuk të zhgënjejnë. Ajo do të luftojë, se do jetën, por këtë mund ta bëj vetëm duke na pasur neve si mbështetje.

Ne të gjithë bashkë mundemi, me aq sa mundësi kemi, t’i bëjmë dhuratën më të bukur asaj: SHPRESËN PËR TË JETUAR.

Unë besoj.

Rosela e di që për të, shqiptarët po kontribuojnë, me aq sa mundësi kanë, dhe vetëm ky fakt asaj i ka dhënë BESIM e FORCË.

Zoti na ndihmoftë!

Për kontribut: https://gofund.me/ceb72d4c

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit