17.3 C
Pogradec
17.3 C
Korçë
16.8 C
Bilisht
16.8 C
Ersekë
16.4 C
Maliq
17.7 C
Liqenas
Monday, June 22, 2026

Pogradec/ I bllokuan mjetin dhe e gjobitën 10000 lekë të rinj, pasi kreu manovra të rrezikshme…

- Advertisement -

Pogradec

Kreu parakalim të gabuar, në afërsi të kryqëzimit duke rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës, evidentohet dhe ndëshkohet nga Policia Rrugore e Korçës.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Korçë, pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, për një automjet tip “Audi” që kreu parakalim të gabuar në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, në dalje të qytetit të Pogradecit, kanë lokalizuar dhe bllokuar automjetin, si dhe kanë ndëshkuar me masë administrative 10000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit, shtetasin A. D.

Policia Rrugore falënderon qytetarët që evidentojnë dhe publikojnë shkeljet e kryera nga drejtuesit e mjeteve, dhe apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit