U luajtën ditën e sotme 5 sfidat e vlefshme për javën e 19-të të Grupit B në Kategorinë e Dytë, ku u shënuan në total plot 14 gola. Vëmendja më e madhe ishte në stadiumin “Panajot Pano” në duelin mes Delvinës dhe kryesuesve të Pogradecit, më këtë të fundit që fituan mes vuajtjesh 1-2 falë një penalltie në fundin e sfidës të shndërruar në gol nga Danladi. Ndërkohë në duelet e tjera, Luftëtari bëri detyrën në shtëpi duke mposhtur me rezultatin 4-0 Maliqin.
Në duelet e tjera Devolli mposhti me përmbysje Orikun, ndërkohë që Shkumbini dhe Butrinti triumfuan në transfertë respektivisht ndaj Turbinës dhe Labërisë.
LUFTËTARI 4-0 MALIQI
Culli 18′, Merkuri 23′, 74′, De Melo 90′
DELVINA 1-2 POGRADECI
Nikolla 45′ / Kendezi 42′, Danlandi 90′ (p)
LABËRIA 0-1 BUTRINTI
Zholi 74′
DEVOLLI 2-1 ORIKU
Kame 53′, Çeliku 66’/ Shkreli 13′
TURBINA 1-2 SHKUMBINI
Hoxholli 76′ / Dhima 38′ (autogol), Najara 45′
KËLCYRA – PUSHIM
PANORAMASPORT.AL