Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Sh., 59 vjeç, banues në fshatin Mollas, pasi në fshat dyshohet se ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, për të djegur barishte, dhe për pasojë ka shkaktuar ndotje të ajrit, si dhe është dëmtuar rrjeti ujitës i fshatit.