Nga 5:30 e mëngjesit deri në këtë moment, dogana e Kapshticës ka rikthyer normalitetin pas përfundimit të grevës së plotë të punonjësve të shërbimit doganor. Në 48 orët e fundit, qarkullimi i të gjitha llojeve të automjeteve, autobusëve dhe kamionëve është pezulluar plotësisht, si dhe qytetarët me bagazhe janë të ndaluar. Situata emergjente dhe qytetarët që kalojnë në kufi janë përjashtuar nga kjo masë. Sipas burimeve të policisë kufitare, nuk janë evidentuar probleme gjatë këtyre orëve kur kalimi kufitar është rikthyer në normalitet. Numri i shtetasve që kanë hyrë dhe dalë është si vijon: 348 në hyrje dhe 248 në dalje deri në datën 3.Mbi 3 km rradhë të kamionëve, mjetet e vogla jane te pakta ne pritje