Zjarri ka përfshirë kurorën me pyje kryesisht aishte të fshatit Niçë në njësinë Dardhas të Pogradecit. Sipas të dhënave zjarri i cili dyshohet të jetë i qëllimshëm, ka rënë mbrëmjen e sotme duke u përhapur me shpejtësi si pasojë e pranisë së erës.
Pas marrjes së njoftimit në zonë kanë shkuar inspektorë të pyjores, zjarrfikës dhe banorë të fshatit të cilët po punojnë në kushte aspak të favorshme për izolimin dhe fikjen e flakëve, nisur edhe nga fakti që kemi të bëjmë me terren të vështirë malor dhe nuk futen mjetet.
Ky është rasti i dytë i zjarrvënies në zonat malore të Pogradecit pasi pak ditë më parë një tjetër zjarr u izolua dhe fik në pyjet e njësisë Velçan.
Puna do të vijojë deri në orë të pacaktuar për të bërë të mundur normalizimin e situatës.