22.9 C
Pogradec
24.1 C
Korçë
23.7 C
Bilisht
23.2 C
Ersekë
23.1 C
Maliq
23.9 C
Liqenas
Tuesday, July 8, 2025

Sport/ Skënderbeu harron Dinamon, të gjithë të përqendruar për Tiranën

- Advertisement -

Burimi: Korça Boom
Ditën e djeshme Skënderbeu ka zbarkuar në stërvitje për të zhvilluar seancën e parë në javën anti-Tirana.

Sigurisht që dje përpara stërvitjes së parë të javës ka pasur edhe një analizë, ku janë nxjerrë edhe gabimet në ndeshjen e fundit që më shumë se fjalët e tepërta, pasi ishte ndeshje e dobët dhe vetëm kaq, tashmë gjithçka është harruar.

Analiza ka pasur për protagonist të gjithë skuadrën, që nga trajneri dhe deri te lojtarët, të cilët kanë marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë dhe nga ky moment do të mendohet autokritika për ndeshjen e radhës.

Është një javë ku stafi teknik dhe lojtarët do të jenë të përqëndruar në maksimum dhe vetëm fitorja ndaj Tiranës dhe loja e mirë do të rikthejë edhe një herë besimin që kanë tifozët te kjo skuadër.

Të paktën te Skënderbeu besojnë shumë që kthesa do të jetë e menjëhershme dhe në shtëpi Skënderbeu gjithmonë ka zhvilluar lojëra të mira dhe ka marrë rezultate po kaq të mira.

E hëna është ende larg, por gjatë këtyre ditëve sigurisht do të punohet edhe në apspektin psikologjik që grupi i futbollistëve ka nevojë për të harruar atë ndeshje që kaloi dhe për të ndërtuar fitoren e radhës.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit