Kapshticë/ashtu siç u paralajmërua një ditë më parë nga policia e shtetit edhe pika e kalimit kufitar e Kapshticës mëngjesin e sotëm është bllokuar.
Lajmërimi një ditë më parë ka bërë që shumë shtetas të lëviznin drejt Greqisë ditën e djeshme.
Sipas policisë gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kalimi kanë hyrë 2504 shtetas dhe kanë dalë 2335.
Lejohen vetëm këmbësoret pa bagazhe dhe automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore si në hyrje dhe në dalje, deri në një njoftim te dytë.