Nga Korça Lajme: Nga data 1 Prill të gjithë pensionistët që marrin pension nën 13 mijë lekë të reja në muaj do të përfitojnë indeksimin në masën 3.3%. Masa e marrë nga qeveria për të mbrojtur shtresat më të prekura nga rritja e çmimeve do të përfshijë edhe familjet që trajtohen me skemën e Ndihmës Ekonomike, si një masë zbutëse ndaj shtrenjtimit të disa prej produkteve bazë të konsumit.
Por pensionistët në Korcë shprehen mosbesues.
Ata thonë se pensionet e tyre janë shumë të ulta dhe kjo rritje nuk jep efekt .
Nderkohe pensionistet do të duhet gjithashtu të hapin një llogari bankare, pasi nga ky muaj do të nisë zbatimin, ligji për llogarinë e pagesave me shërbime bazike. Procesi për marrjen e kartës është pa pagesë dhe do te kryhet nga bankat tregetare.
Për pensionistët ky proces nuk është i lehtë madje ata thonë se është thuajse i pamundur.