Burimi: Korça Boom
Pa filluar mirë ndeshja Dinamo kalon në avantazhin e një goli. Vetëm 3 minuta, kur akoma skuadrat nuk kishin marrë frymë, një gabim në prapavijën e Skënderbeut, ka bërë që Dinamo të kalojë në avantazh shumë shpejt.
Vetëm në minutën e 10-të Skënderbeu zbret në zonën e Dinamos, por kapiteni Dean Liço nuk ishte i vëmendshëm për të gjuajtur përballë portës, pasi del edhe huq.
Më pas janë minuta të qeta me një Skënderbe që zgjohet gradualisht dhe Gerco dha një tjetër sinjal të mirë në zonën e Dinamos, por pa arritur të shënojë. Në të 30-ën minutën do të kemi edhe rastin e artë, teksa Rashica për Skënderbeun humbet rastin më të mirë, gjuan përballë portierit dhe jashtë.
Skënderbeu luan vërtet mirë në pjesën e parë, por nuk është konkret për të shënuar në portën vendase dhe 45 minutat e para mbyllen 1-0 për Dinamon.
Në pjesën e dytë nuk ka asnjë ndërim për të dy ekipet, ndërkohë që 10 minutat e para flasin për Dinamon, ku Zabërgja është protagonist në 2-3 momnte dhe Skënderbeu shpëton për mrekulli, falë edhe ndërhyrjeve të Marko Alia.
Dinamo luan më mirë në fillimin e kësaj pjese dhe trajneri i Skënderbeut ndërhyn me dy ndërime, duke hedhur në fushë Djantu dhe Merlim. Franklin në minutën e 61-të provon me një gjuajtje por jashtë duket bërë që të “zgjohet” Skënderbeu. Deri në minutën e 70-të rezultati nuk ndryshon pasi Dinamo kryeson 1-0.
Dinamo duket më kërkuese në këtë pjesë të dytë dhe Skënderbeu ka pak mundësi të shkojë në zonën dinamovite. Dhe duhet të vinte e 82-ta minutë që Dinamo të shënonte edhe golin e dytë dhe të qetësisë, duke marrë në këtë mënyrë një fitore të pastër dhe duke bërë që Skënderbeu të dalë pa gjë nga kjo transfertë.