Programi Kombëtar i Ministrisë së Arsimit për zhvillimin e mësuesve, ka nisur në Korçë fundjavën e shkuar dhe do të zhvillohet çdo fundjavë vijuese. Për të do të angazhohen pedagogë të universiteteve publik. Koordinatori i programit në Korçë Olger Brame thotë:
“Programi është një program kombëtar i ministrisë së arsimit të sportit dhe ka të bëjë me zhvillimin profesional te mesuesve ne disa fusha, konkretisht në këtë trajnim janë përfshirë punonjësit e shërbimit social dhe drejtuesit e shkollave, mësuesit e arsimit fillor, gjuhës shqipe, matematikës dhe mësuesit e shkencave. Si program kombetar eshte në bashkëpunim me të gjithë universitet publike që përgatisin mësues dhe drejtoritë rajonale e arsimit parauniversitar, 4 drejtorite rajonale. Eshtë një program që do të zhvillohet i shtrirë në 2 vite 2024-2025, ku për momentin ne kemi hartuar kalendarin për vitin 2024,i cili ka filluar javën e kaluar dhe përfundon në muajin tetor të vitit 2024. Gjatë kësaj faze në universitetin Fan Noli të Korcës janë parashikuar të marin trajnim rreth 1700 mësues që janë në sistem sipas profileve të përmendura.
Trajnimet zhvillohen sipas një kalendari që kordinohet bashkë më drejtorinë rajonale të arsimit. Në cdo drejtori rajonale ka një kordinator institucional i cili kordinon punën me kordinatorin e universitetit të hartuar në kalendar. Në universitetin e Korcës të gjitha profilet e përmendura do të realizohen në trajnime dhe ndarja është bërë brenda drejtorive rajonale duke pasur parasysh, fjala vjen që drejtoria rajonale e arsimit parauniversitar Korcë përfshin 3 qarqe, qarkun Berat, Elbasan, Korcë dhe është bërë nje ndarje pakashum përpjestimore që nga zona e Prrenjasit, Leskovik. Mësuesit do të trajnohen në Universitetin e Korcës ndërsa pjesa tjetër do të trajnohen në Universitrtin e Elbasanit. Është menduar që sipas një kalendari paraprak që është hartuar drejtoria rajonale e arsimit në Korcë në bashkëpunim me Universitetin Fan Noli. Mësuesit e zhvillojnë trajnimin në ambjentet e Universitetit të Korcës,përvec disa rasteve sic janë mësuesit e zonës së Prrenjasit ku trajnimi do ti ofrohet pranë zonës së tyre të banimit me qëllim që mos të vinë për shkak të distancën por do të shkojnë trajnerët të ofrojnë trajnimin në mjediset që përcakton drejtoria rajonale e arsimit. Duhet të theksohet se ky trajnim duke qënë një program kombëtar i ministrisë në kuadër të zhvillimit të mësuesve ofrohet totalisht me mbështetjen financiare të ministrisë së arsimit, pra mësuesit i marin trajnimet free pa pagesë dhe në përfundim të tyrë pas procedurës së shlyerjes së detyrimeve dhe të testit përfundimtar ata do të certifikohen me një certefikate me kredite që është e akredituar nga ministria dhe regjistrohen në portalin e trajnimeve. Sipas profileve vec drejtuesve dhe punonjesve te shërbimit psikosocial dhe mësuesve të arsimit fillor që për momëntin marin vetëm një modul trajnimi, të gjitha profilet e tjera duke përfshirë gjuhën shqipe, matematikën, fizikën, kimin dhe biologjinë mësuesit do te marin nga 2 tematika trajnimi dhe do të certifikohen me 2 kredite te akredituara nga ministria.”