Një shtetas italian ka shkaktuar një aksident në fshatin Verdovë të Pogradecit me automjetin e tij në të cilin policia ka zbuluar se kishte 12 shtetas të huaj.
Sipas burimeve nga policia shtetasi italian ka tentuar të largohet nga vendgjarja për t’iu shmangur policisë, por banorët e zonës nuk e kanë lejuar.
Nga aksidenti jnë shënuar vetëm dëme materiale por policia do të punpojë për zbardhjen dhe dokumentimkn e ngjarjes për të dyja rastet.