Sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Pogradec, është dërguar me urgjencë një projektvendim për shitjen e 100% të aksioneve të ekipit të KF Pogradecit. Në projektvendim shkruhet:
Keshilli Bashkiak Pogradec, ne mbledhjen e tij tedates____/03/2024, me propozim te Kryetarit të Bashkise, nembeshtetje te nenit 113, pika 2 te ligjit nr. 8417, date 21.10.1998″Kushtetuta e Republikes se Shqiperise”, te ndryshuar; nenit 8,pika 2, nenit 9, pika 1, nenpika 1.1, shkronja ,,b”, nenpika 1.2,shkronja ,,a”, nenit 54 germa ,,e” te ligjit nr.139/2015 “PerVeteqeverisjen Vendore”, i ndryshuar; ligjit nr.9901, date14.4.2008 “Per tregtaret dhe shoqerite tregtare”, te ndryshuar;Ligjit nr. 9874, dt. 14.02.2008 “Per ankandin publik”, i ndryshuar;VKM me nr. 1719, dt. 17.12.2008 “Per miratimin e rregullave teankandit publik”, i ndryshuar; VKB nr.29, date 01.03.2019 “Per miratimin e statutit te shoqerise Pogradeci F.K” sh.a.“, passhqyrtimit te relacionit te paraqitur nga Kryetari i Bashkise sePogradecit
VENDOSI:
1. Dhënien e pëlqimit për fillimin e procxedurave për shpalljenpër shitje të 100% të aksioneve që Bashkia Pogradec zotëronsi aksionere e vetme në Shoqerinë Klubi i Futbollit”Pogradeci” me NIPT (NIUS): M03707601D.
2. Çmimi minimal i shitjes se 100% te kuotave eshte 5.684.000(pesëmilion e gjashtëqind e tetëdhjet e katër mijë) Leke (sipas aktiti të vlerësimit të ekspertëve kontabël).
3. Forma e shitjes së aksioneve që zotërohen nga BashkiaPogradec në Shoqerinë Klubi i Futbollit “Pogradeci”, të bëhetnëpërmjet proçedurës konkuruese: Procedurë e HapurStandard e Ankandit, sipas dokumenteve standarde tip tëankandit, bashkengjitur këtij vendimi shtojca 1.
4. Miratimi i kushteve të veçanta të konstratës së shitjes sipas shtojcës 2 bashkangjitur.
5. Proçedura e ankandit për shitjen e 100% te aksioneve, qëzoteron Bashkia Pogradec, të nise me vlerën 5.684.000(pesëmilion e gjashtëqind e tetëdhjet e katër mijë) leke.
6. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Kryetari i Bashkisëdhe administrata.
7. Ky vendim hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes.